Analisti Frrok Çupi i ftuar në emisionin ‘Breaking’ ka komentuar fjalën e kryeministrit Rama pas procesit të votimit. Çupi, u shpreh se Rama ka pasur një mandat të dytë të shkëlqyer.
“Edi Rama ka pasur një mandat të dytë ku ka shkëlqyer, për të thënë të vërtetën. Vjen në mandatin e tretë me një lloj bilanci, që është më i mirë se sa i fqinjëve. Mandati i dytë e zuri në kurth, tërmeti dhe pandemia. Këto dy fatkeqësi po kapërcehen me sukses. Bilanci i pandemisë na jep entuziazëm të gjithë njerëzve. Ka njerëz që kanë thënë kaq e pata, i janë kthyer jetës, i janë kthyer jetës më mirë”, tha analisti i njohur.
Çupi shtoi se momenti i dytë është se dy fatkeqësitë e bënë Ramën që të ishte ndryshe nga liderit e tjerë, madje ndryshe edhe nga vetja.
“Pamë një kryeministër nga mëngjesi në darkë, te tulla, te llaçi, te spitali. Kjo theu traditën e lidershipit, kemi pasur modelin e elitave të vjetër, që nuk bëjnë asgjë, por flasin. Marrin një çantë dhe nuk dalin pa një luks.
Tani shikojmë që ka disa projekte madhore, drejtësie të re dhe kemi një projekt shumë të madh për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe biznesit shqiptarë. Kanë nisur punën disa porte, aeroporte, rrugë dhe vepra që e fusin vendin në Europë. Rrugën më të keqe që kemi, kemi atë që na çon në Europë. Kryetari i qeverisë ka vënë punët në vijë. Mund të them se Shqipëria ka prodhuar një kryeministër në këto 30 vite”, tha Çupi.