Procesi i numërimit ka vijuar me ritme të kënaqshme, kur deri më tani janë numëruar mbi 23% e votave, ku PS është në avantazh, PD në rritje e ndërsa LSI në rënie drastike! Socialistët deri më tani janë forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën, e ndërsa PD-ja ruan bastionet e saj në Shkodër, Kukës e Lezhë.
Surpriza është dorëheqja e Tom Doshit. Ai ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputet, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument, në një kohë kur partia e tij, PSD është forcë e tretë deri më tani në Shkodër.
Procesi i numërimit në Durrës ka nisur me 6 orë vonesë kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mes numëruesit, ku ato të PD janë tërhequr. Por me fillimin e numërimit procesi ka ecur me ritme të shpejta, ku ka arritur deri në 19% të votave të numëruara dhe PS rezulton forcë e parë, e ndjekur nga PD e më pas LSI.
Në Durrës, procesi i numërimit nisi rreth orës 03:00, pas pati një mosmarrëveshje mes numëruesve, por më pas u rikuperua kohën e humbur. Një kuti votimi në Durrës ka dalë e parregullt. Pusteci është bashkia e parë që ka nxjerrë rezultatin final për partitë dhe PS është forcë e parë.