Deputetja Ermonela Felaj, e ndodhur në ambientet e numërimit të votave në shkollën “1 Maji”, në KZAZ-në nr 30 në kryeqytet, komentoi nëse do të ketë një koalicion të mundshëm mes PS-së dhe PSD-së të Tom Doshit.
Felaj u shpreh se trendi i numërimit po shkon shumë mirë për Partinë Socialiste dhe sipas saj ajo do të mund ta formojë mazhorancën e vetme.
“Nuk jam dijeni për dorëheqjen e zotit Doshit. Kodi Zgjedhor e ka të pasqyruar qartë kur dikush largohet nga kandidimi. E rëndësishme për Partinë Socialiste është që pasi eci i qetë procesi i votimit tashmë po ecën shumë i qetë dhe procesi i numërimit.
Nuk besoj se do kemi nevojë për dikë për të bërë koalicion, trendi është mjaft i mirë jo vetëm në Tiranë por me sa kam mundur të shoh edhe në të gjithë vendin. Partia Socialiste do t’i fitoj e vetme zgjedhjet”, tha Felaj në Fax Neës.