Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç nga Tirana e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.