Vetëm pak orë pas mbylljes së kutive të votimit, me një lëvizje të papritur, Kryetari i PSD, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen nga mandati si deputet i zgjedhjeve të 25 prillit.
Ai ka dorëzuar letrën në KQZ, ku i kërkon që ta zëvendësojë si deputet bazuar në dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Doshi tha se duhet të ishte i lirë për të mbrojtur veten nga lakimi pa vend dhe tendecioz që i është bërë. Ndërkohë thekson se do të vijojë të jetë në krye të PSD.
Kryetari i PSD-së, Tom Doshi ka lajmëruar në orët e para të mëngjesit dorëheqjen e tij, duke i kërkuar KQZ që ta zëvendësojë atë me emrin pasues.
Doshi ka sqaruar vendimin e tij për të lënë mandatin duke thënë se kjo ndodh pasi do të mbrojë emrin e tij nga akuzat e e pavenda dhe tendencioze që i janë bërë kohët e fundit.
Doshi sqaron se ai do të vijojë të jetën në krye të PSD dhe të mbajë të gjitha premtimet që i ka bërë elektoratit të tij. Sipas Doshit, largimi erdhi pasi nuk dëshiron që të bëhet pengesë për partinë.