Lefter Maliqi, kandidati për deputet nga LSI në Qarkun e Beratit, shprehet se nuk i pranon zgjedhjet. Sipas Maliqit, votat e tij janë grabitur.
“Te dashur bashkeqytetaret e mi ne qarkun e Beratit. Une, ne respekt te vullnetit tuaj, nuk i pranoj keto zgjedhje, kurre dhe pike.
Votat e mia jane grabitur, jane blere, jane manipuluar, nga krimi dhe mafia, per mua jo vetem ne qarkun Berat por ne gjithe vendin, dicka e tmerrshme fshihet”, shkruan Maliqi në një postim në FB.
“Rezultati i deritanishem eshte skandaloz dhe i pavertete. Mbetem me i forte se kurre, besoj qe e verteta do te zbardhet, dhe ndeshkimi do te jete i rende.
Vazhdoj me koken lart dhe me besim ne Zot, drejt sfidave reale me fitore kunder krimit, droges dhe mafies”, shton ai.