Procesi i numërimit ka vijuar me ritme të kënaqshme, kur deri më tani janë numëruar mbi 45% e votave, ku PS është në avantazh, PD në rritje e ndërsa LSI në rënie drastike!
Socialistët deri më tani janë forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën, e ndërsa PD-ja ruan bastionet e saj në Shkodër, Kukës e Lezhë.
Me këtë përqindje kutish të numëruara PS kryeson bindshëm me 75 mandate ose 48.84%, e ndjekur nga PD me 58 mandate ose 39.19%, LSI me 5 mandate ose 7.1%, PSD dy mandate ose 2.1%.
Surpriza është dorëheqja e Tom Doshit. Ai ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputet, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, edhe PSD është forcë e tretë deri më tani në Shkodër.
Nga një deklaratë e deputetit Tom Doshi, ai pret që partia e dretjuar prej tij të marrë edhe 2 mandate në Tiranë. Ai pohoi më herët në media, se nëse PS e Edi Ramës do e ftonte në bashkëqeverisje, partia e tij do pranonte, duke mohuar afrimin me PD dhe LSI.
Procesi i numërimit në Durrës, nisi me 6 orë vonesë kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mes numëruesit, ku ato të PD janë tërhequr./Ekskluzive.al