Edhe pse kishin premtuar se kandidatët e Vetëvendosjes do të korrnin sukses të madh, duket se qytetarët shqiptar nuk e kanë përqafuar alternativën e servirur nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti Ilir Meta.
Edhe pse u pompuan nga disa media pranë LSI-së, duket se kandidatët e Vetëvendosjes kanë marrë votëbesim të ulët nga zgjedhësit.
Më zhgënjyesi është Boiken Abazi i cili u lartësua mediatikisht nga kreu i shtetit Ilir Meta duke pretenduar se do të merrte rezultatin më të madh nga të gjitha forcat politike.
“Këta do i mundë Boikeni të gjithë”, tha Meta në një dalje për media ku synonte të ndizte prozhektoret te kandidati i Vetëvendosjes.
Investimi te këto figura shkoi deri aty sa konfliktoi kryeministrin e Kosovës me qytetarët e tij të cilët në kulmin e pandemisë i kërkonin që të tregohej i përgjegjshëm për të ushtruar funksionin e tij fillimisht brenda territorit.
Siç mund të shihet edhe nga tabela e mëposhtme, kandidatët e përkrahur nga dyshja “Kurti-Meta” kanë rezlutuar thjesht një dështim.