Shqiptarët ishin mësuar ta shihnin në ekran sëpaku tre herë në ditë, në kushte normale Ilir Metën.
Ndërkohë sa më shumë po afrohej 25 prilli, Presidenti i Republikës, i shqetësuar për rrënimin e partisë së tij LSI, ishte vënë tërësisht në funksion të fushatës.
Herë dilte në takime me kapuç, herë në drekëra e darka deri me njerëz të kërkuar nga OFL e herë në konferenca shtypi duke kërcënuar me luftë dhe prerje duarsh.
Madje kishte kthyer në rezidencë të tijën Vlorën, ku sponsorizoi fort numrin dy të listës së LSI Vlorë, Grisejda Myslimin, në “kurriz” të numrit një Luan Rama, të cilin e shpallën “armik”.
Por shqiptarët nga dje pasdite nuk e kanë parë në ekran Presidentin e Republikës Ilir Meta.
Mbetet mister ku gjendet për momentin, por burime shumë të sigurta konfirmojnë se për herë të fundit është parë ditën e djeshme në Vlorë.
Që nga ai moment kur deklaroi se zgjedhjet janë të mrekullueshme, Ilir Meta nuk është parë më dhe për këtë janë shqetësuar shumë shqiptarë.
Madje dhe Garda e Republikës nuk di ku ka kërkojë që ta vendosë nën ruajtje.
Me sa duket i ka marrë malli shqiptarët për deklaratat e tij të forta deri në kapërcim të limitit të lejuar apo puthjet e shpeshta që bënte në versionin print të Kushtetutës
Ndoshta është duke formuluar tekstin e dorëheqjes sipas betimit të bërë kohë më parë, pasi rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të 25 prillit i japin një fitore bindëse Edi Ramës!/TemA