Zgjedhjet në Shqipëri kanë ngjallur interes edhe në media të ndryshme që i japin rëndësi jo vetëm rezultateve paraprake por edhe ecurisë së qetë të procesit të votimit.
Zgjedhjet parlamentare të së Dielës në Shqipëri janë pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Procesi ka ngjallur interesin e mediave të rajonit, si ato serbe e greke, por edhe përtej Adriatikut.
“Edi Rama drejt një madati të tretë” shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA, bazuar tek shifrat e përditësuara të dala gjatë procesit të numërimit të votave.
“Socialistët ruajnë pushtetin” shkruan portali i televizionit gjerman MDR, një titull që e gjen gjerësisht në shtypin e këtij vendi.
Të tjera media ndërkombëtare nuk lenë jashtë vëmendjes edhe ecurinë e qetë të procesit, që pasoi një fushatë të ashpër elektorale mes rivalëve politikë.
Ndryshe nga agjencitë e huaja një pjesë e shtypit te shkruar shqiptar ka pasur sot tituj në faqet e para që i jepnin fitoren opozitës.