Juristi i njohur Kreshnik Spahiu ka komentuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Spahiu tha se fitorja e PS është e dukshme dhe nuk ulet nën 74 mandate.
“Prej një viti kemi bërë disa analiza dhe sondazhe, debate, çdo parashikim në ligjëratë të drejtë nuk i hiqet asnjë presje. Nëse nuk do të ishin në një logo, në çdo sondazh PD nuk do kishte asnjë shans për të fituar zgjedhjet.
Edhe sikur PS të kalojë 20 mijë vota plus, rezultati nuk e lejon në mandate që të kalojë sipër PD-ja.Ndarja e mandateve sidomos në jug në bastionet e PS nuk prodhojnë për PD”, tha Spahiu për Open.