Edvin Kulluri, i ftuar në Top Talk thotë se rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare, tregojnë humbje për Partinë Demokratike.
Sipas tij, “Basha flet për fitore, kur të dhënat tregojnë të kundërtën”. “Kur flasim për një drejtues partie të tillë, që vazhdon instiston nga fitorja në fitore, kur në fakt të gjitha këto janë humbje.
Fati personal i këtij njeriu për mua nuk ka rëndësi. Ka rëndësi a do të reformohet opozita.
Nga kjo që shohim sot, çdo diskutim për lidershipin aktual të Partisë Demokratike është i kotë. Duket, opozita ka humbur”.
Sipas Kullurit, “Basha flet shpesh për fitoren por del i humbur. “Disa ditë, pasi Partia Demokratike dorëzoi në tavolinë të gjithë pushtetin lokal në vitin 2019, tha në këshill kombëtar: tani që fituam përmbani euforinë. Janë fjalët e Bashës atëherë.
Sot, PD është qartë 17 mandate më pak se PS. Nëse kjo quhet fitore. Rama është duke ngritur kupën, ndërssa Basha është duke luajtur me top te oborri i PD-së”.