Teksa ka ngelur edhe një qendër votimi për t’u numëruar në Vlorë tashmë rezultati është i qartë. PS me 57.9% të votave merr 8 mandate, ndërkohë që PD me 31.5% të votave merr 4 mandate.
LSI nga ana tjetër nuk siguron dot mandat teksa ka 6.1% të votave.
Demokratët kanë festuar fitoren e PD në Dibër të cilët morën 3 mandate kundrejt 2 të PS. Fishekzjarre ka pasur në Dibër fill pas përfundimit të numërimit dhe daljes së rezultatit.
Kandidati i PD, Xhelal Mziu në një prononcim për mediat ka deklaruar se e ka mundur Ramën për herë të nëntë.
Ai thotë se në Dibër PD mund të kishte edhe një mandat të katërt, por qeveria në 10 ditët e fundit tentoi me blerje dhe presione të merrte vota.
Mziu thekson se u tentua të vidhet fitorja e PD në Dibër, por falë frymës së qytetarëve nuk u arrit dot.
”Gëzim i jashtëzakonshëm që në bashkëpunim me votuesit dhe qytetarët e Dibrës, Matit e Bulqizës të marrim një fitore mjaft të mirë e të dhimbshme nga përpjekjet kriminale të kësaj qeevrie për të tjetërsuar votat.
Ndihem shumë i lumtur që e munda për herë të 9-të Edi Ramën, dhe protagonistët kryesorë ishin dibranët. Fitorja i dedikohe çdo fituesi që votoi, që votoi nr.9, ndryshimin.
Kjo qeveri jo vetëm sot por çdo ditë tentoi të ndryshojë votën, dhe ja ka arritur. Me frymën që u krijua në këto 3 muaj, duke shkuar në çdo qytet, fshat apo shtëpi, ishin të gatshëm për të rrëzuar këtë qeveri. pse jo dhe për të marrë 4 mandatet, në 10 ditët e fundit u hodh në ofensive për blerje-votash, shantazhe, dhe çdo mjet për të vjedhur fitoren e PD por nuk ja arriti.