Mbyllet numërimi në qarkun e Elbasanit, ku PS ka humbur mandatin e nëntë, për një votë, ndërsa PD ka marrë 6 mandate dhe LSI nuk siguruar asnjë. Qarku do të shkojë drejt rinumërimit në KQZ, ndërsa i pari në listën e kandidatëve të PS, Taulant Balla, tha se sipas kalkulimeve të tyre, PS e ka siguruar edhe mandatin e 9.
“Na rezulton që e kemi kaluar votat e nevojshme për mandati e9, kemi diferencë ne 28 mijë vota me PD që na siguron edhe mandatin e 9, por fleta e votimit është e komplikuar”, tha Balla.