Pedagogu analist, ish-këshilltar i Sali Berishës, Ermal Hasimja, i zhgënjyer nga humbja e PD-së dhe fitores së mandatit të tretë nga Edi Rama, ka sulmuar shqiptarët, pasi sipas tij, kanë shitur votën.
“Ushtrim 1:
Një prostitutë e shet trupin për 10.000 lekë.
Një shqiptar e shet votën për 5.000 lekë.
Gjeni sa shqiptarë blihen me moralin e një prostitute”, shkruan ai.
Në fakt, ashtu edhe sin ë zgjedhjet e mëparshme, në PD kanë filluar t’ia hedhin fajin popullit, pse fitoi prapë PS dhe jo ata.
Një ditë më parë, ishte kandidati për deputet në zonën e Durrësit, Agim Baçi, që akuzoi njerëzit se s’kanë moral, që shesin votat.