Ditën e zgjedhjeve të rinjtë demokratë mbushën selinë blu ku ovacionet dhe thirrjet për fitore edhe nga vetë Basha nuk munguan (edhe pse procesi i numërimit nuk kish nisur), sot selia blu ka një tjetër pamje.
48 orë pas mbajtjes së zgjedhjeve të 25 prillit, ku tashmë rezultati thuajse është i qartë që PS ka fituar 74 mandate dhe PD 59 mandate, ka shuar entuziazmin e simpatizantëve të PD.
E shkretë dhe bosh është pamja që ofron selia blu sot, ku në të ndodhen vetëm Lulzim Basha, koordinatori për fushatën, Eduard Halimi, drejtuesi i fushatës Alfred Rushaj, Gazment Bardhi dhe Shpëtim Idrizi.
Sigurisht që PD është fuqizuar nga zgjedhjet e 2017 ku mori vetëm 43 mandate dhe në këto zgjedhje mori 59, por kjo nuk ka mjaftuar që ajo të dalë fituese edhe pas 8 vitesh në opozitë. Në 25 prill PS ka forcuar pozitat e saj edhe pas konsumimit në 8 vite qeverisje, jo vetëm fitoi bindshëm, por pati edhe një rritje të lehtë të besimit të qytetarëve për t’i dhënë votën.