Në ditën e parë që është konfirmuar fitorja e mandatit të tretë, kryeministri Edi Rama ka marrë urimet e para nga liderët fqinj.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kanë qenë të parët të cilët kanë uruar përmes një telefonate kryeministrin Rama për fitoren.
Edhe ministri i Jashtëm italian, Di Maio si dhe lideri opozitës, kanë uruar gjithashtu kryesocialistin.