Nga Zamira Cavo
This is a miracle of freedom
Pse fitoi Rilindja e Edi Ramës?
Fare thjeshtë- Sepse:
-Edi Rama pati përballë një kundërshtar që nuk jep besim, dhe një parti që ka bërë gabime të mëdha politike.(Kujtoj “cadrën e lirisë”, djegjen e mandatave etj)
-Edi Rama menaxhoi gati në nivel të shkelqyer, situatën e shkaktuar nga tërmeti dhe nga pandemia. Nuk ngurroi të bëjë “lypsin” në botë për të dyja rastet!
Dhe njerëzit kanë sy për ta parë e për ta prekur këtë llojë menaxhimi. Kaq do mjaftonte për ta rivotuar. Sigurisht ka dhe mjaft punë të tjera.
E di që dikush do thotë: Po sa para ka harxhuar? Duke iluzuar për korrupsion e vjedhje. Këtë e di buxheti I shtetit dhe nëse është kështu dikur do jepet llogari.
Por unë nuk di vend tjetër në botë që shteti të paguajë qiranë e shtëpive e të japë pa shpërblim shtëpi të reja që u prishën jo për fajin e tij .
-Edi Rama – E ka bastin me historinë. Pra ai që në krye të herës ka një ëndërr për të cilën punon dhe kjo e bën të mos gjejë qetësi as me veten e as me skuadrën e tij.
Kur ve të gjitha potencialet për të realizuar një ëndërr, sigurisht që fitoret janë pjesë e betejave për të fituar “bastin” me historinë!
-Edi Rama- me gjuhën e tij, me fjalorin, me sjelljen dhe dukjen e tij, është trendy për të rinjtë. Askush nuk mund ta quaj komunist Edi Ramën e as 800 mijë votuesit e tij.
-Edi Ramen e ka favorizuar maksimalisht gjuha negative e emisioneve, opinioneve dhe opinionistëve, të cilët, sikundër e kam thënë 3 vite më parë, dukeu përpjekur të vjellin vrer ndaj Ramës e duke hedhur cdo llojë balte mbi të, kanë rritur përkrahjen e qytetarëve ndaj tij. Kjo është e provuar historikisht.
-Shqiptarët janë të lodhur nga gjuha e urrjetjes, baltosjes e thirrjeve për luftë vellavrasëse. Edi Rama iu shmang kësaj gjuhe dhe kjo i dha pikët e nevojshme.
-Edi Ramën e favorizoi gjuha nihiliste e kundërshtarëve të tij politikë. Të mos arrish të njohësh disa arritje të dukshme e të përkrahshme të punës së Ramës përkthehet në kundërshtim të heshtur të atij që e dëgjon e që u pëkrhye në votën pro tij.
Së fundmi Edi Ramën e favorizoi dhe Presidenti I Republikës që nuk arriti të kontrollonte zëmërimin dhe inatin e tij personal duke nxitur dhunën dhe duke i dhënë fushatës një trend në favor të Ramës.
Por si shpjegohen qëndimet e mjaft intelektualëve që e shikojnë këtë fitore si tragjedi për vendin?
Së pari mendoj se “inati” i këtyre opinionistëve, akademikëve apo të ngjashmëve me to, është inat që buron nga cinizmi i Ramës në trajtimin e kësaj kategorie.
Por edhe nga cektësia e tyre për të analizuar me qetësi situatat politike. Inati nuk të lejon kurrë të bësh analiza, sepse emocionaliteti mposht racionalitetin.
Së dyti- është qasja autoritariste e Edi Ramës. Frika se mos instalohet një diktaturë e re në vend. Por kjo varet nga ne të gjithe.
E ardhmja?
Mandati i tretë sigurisht që është i vështirë.
-Por besoj se më vështirë do ta ketë Partia Demokratike e cila duhet të bëjë analizën e saj të thellë e të dalë me konkluzione sepse vendi ka nevojë për Opozitë .
-Parlamenti duke patur një përbërje të tillë të ngushtë të dy krahëve do ta disiplinojë Ramën në marrjen e vendimeve që e bëjnë autoritarë.Unë besoj se Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet ka mjaftueshëm njerëz me integritet që do ta “frenojnë” Ramën kur të kapërcejë limitet.
-Edi Rama do duhet ta dijë se: “Sa gjëra bëhen në emrin tënd o Edi” për të ndryshuar qasjen ndaj administrimit të pronës publike dhe politikave publike.
Unë e kam thënë me muaj përpara se Edi Rama do ta lerë pushtetin personal, kur ta ndjejë që ka përballë një kundërshtarë të fortë e me integritet.
Deri atëherë le të bëjmë c’të mundemi që fryma autoritare e ketij lideri të mos bëhet frymë qeverisëse.Të kontribuojmë në forcimin e opozitës shqiptare e mbi të gjitha të kontribuojmë në bashkimin tonë.