Lulzim Basha, ashtu siç pritej, nuk i njeh zgjedhjet. Basha në një dalje për mediat, tha se zgjedhjet ishin të manipuluara. Ndaj, ai s’ka ndërmend të japë dorëheqjen.
Gjatë fjalimit të tij, Basha tha se beteja e PD sapo ka filluar, ndërkohë që deri dje, fliste për fitore të madhe. Sipas Bashës, qeveria bleu vota, shantazhoi dhe nxorri mijëra vota të pavlefshme ku në totlin prej 72 mijë 45 mijë janë të PS
“U deshën shumë vitë që të rrëzonim regjimin komunist por i’a dolëm. Edhe këto muaj ne bëmë betejë për demokracinë, unë besoja se në do ta fitonim dhe do ia rikthenim Shqipërisë demokracinë.
Këto zgjedhje nuk kishin të bëjnë me demokracinë. Ne hymë në betejë jo me një kundërshtar politik., por me një regjim.
Mijëra vota të pavlefshme, miliona euro të hedhura për blerjen e votës.
Përdorën milionat e koncensioneve, kriminelat dhe bandat, shantazhuar administratën.
Do vazhdojmë të luftojmë për demokracinë. Kush mendon se do dorëzohemi nuk na njeh mirë.
Ne jemi më të fortë”, deklaroi Basha.