Ish-këshilltarja e Sali Berishës, Zana Guxholli, thotë se Lulzim Basha duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.
Sipas saj, nëse Berisha e mbështet edhe këtë radhë Bashën, shkel standartet që i ka vendosur vetë.
“Ai ka thënë që kryetari i partisë duhet të mbajë përgjegjësi për humbjet.
I referohem daljeve të tij publike.
Ai i ëhstë referuar faktit dhe atë standard ka se në vitin 2013 ku humbja ishte në përmasa të paparashikuara, ai tha nuk mund të qendrojë më.
Pa analizuar shkaqet, mori vetë të gjitha përgjegjësitë dhe u dorëhoq menjëherë.
Po kështu ka bërë edhe Nano. Do të shikojmë si do të veproj Basha, kë do të ketë edhe si model.
Sado që të dojë ta mbështesë, Berisha do të dalë kundër standardeve të veta për të mos njohur humbjen,” u shpreh ajo për ABC Neës.