Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka mbajtur fjalën e fitores para mijërave qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Me këngën “We are the Champions” është mbyllur dhe festa e socialistëve në sheshin “Skëndërbej”.
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi, mori fjalën për të përshëndetur të gjithë mbështetësit e PS me një këngë domethënëse për socialistët.
“Për të festuar fitoren sot kemi përkthyer një këngë që mendojmë se na përshtatet më mirë, do doja të lexoja fjalët në shqip. Shpresoj ti pëlqejë jo vetëm juve por edhe Partisë së madhe Socialiste”, u shpreh Muzhaqi.
Këto vargje sollën emocion e thuajse lot në sytë e Kryeministrit Rama, i cili ndodhje krahë bashkëshortes së tij, Linda Rama, të cilën ai e falënderoi, duke i thënë se ajo është gjysma e tij më e mirë.
“Unë i kam paguar borxhet e mia kohë pas kohe, edhe ndëshkimet i kam shlyer, ama krime nuk kam bërë. Edhe gabime disa po, e mora pjesën time të baltës që më plas në fytyre, por arrita ti kapërcejë të tëra dhe tani dua të vazhdojmë, të vazhdojmë! Ne jemi kampion miqtë e mi dhe ne do vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Ne jemi kampion, miqtë e mi dhe ne do vazhdojmë të luftojmë deri në fund, ne jemi kampion! Koha nuk është e humbësve, sepse ne jemi kampionët e botës.
Goditjet e mia i mora dhe skena më thërret përsëri. Ju më sollët fat dhe famë, me gjithçka që këto sjellin bashkë, ndaj faleminderit të gjithë juve, se nuk ishte një fushë me lule, as një lundrim i qetë. Për mua kjo është një sfidë për tërë njerëzinë prandaj nuk do humbas, por ne do vazhdojmë të luftojmë deri në fund! Ne jemi kampion dhe koha nuk është e humbësve, sepse ne jemi kampionët e botës. Ne jemi kampion sepse ne jemi kampionët e botës”, ishin këto vargjet e këngës, të përkthyer në shqip.