Moderatori i ‘Top Channel’, Isli Islami nuk u përmbajt dot mëngjesin e sotëm teksa po lexonte titujt kryesor të portaleve në vendin tonë. Ai shpërtheu në të qeshura dhe nuk po mundte më të vazhdonte emisionin.
Ndërkohë që po lexonte një prej titujve, saktësisht: “Humbja e thellë në zgjedhje, LSI: Do ripërtërihemi si zogu mitik, Monika do e hajë atë që të përjetësohet”, moderatori nuk ka arritur të mbajë dot lotët.
“Ndjesë”, dëgjohet duke thënë moderatori, por edhe pas kësaj ai e ka të vështirë të vijojë me leximin normalisht të titujve.
Për më shumë, shihni videon e mëposhtme.