Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për zgjedhjet në Shqipëri.
Zëdhënësi i DASH, Ned Price, shkruan se zgjedhjet ishin legjitime dhe thotë se SHBA shpreson të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Rama.
“SHBA përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit.
Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me kryeministrin Rama dhe përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës.
Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, thuhet në reagimi.
Deklarata nga Uashingtoni vjen vetëm pak pas pretendimeve të “armikut” të SHBA-së në Tiranë, Ilir Meta, se zgjedhjet në Shqipëri ishin të manipuluara.