Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar zyrtarisht kryeministrin Edi Rama lidhur me fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.
Duke përcjellë deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit që vlerëson dhe njeh procesin zgjedhor, Kim shkruan:
“Ne e përgëzojmë kryeministrin dhe Partinë Socialiste për fitoren e tyre elektorale.
Ne gjithashtu përgëzojmë kryetarin e PD-së Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë, që u dha zë shumëkujt & frymëzoi shpresë.
Më e rëndësishmja, ne e përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë.
Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën e popullit shqiptar.
Ne shpresojmë të punojmë me Shqipërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.
Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të ndjekin penalisht cilindo që shkel ligjin dhe pengon të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe“, shkruan Kim.