Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës Xhelal Mziu është drejt humbjes së mandatit të deputetit.
Nga të dhënat e publikuara në sistem, vihet re se Mziu ka një numër më të vogël votash se kandidati që listohet i katërti.
Edmond Isaku ka mundur të marrë më shumë vota se ish kryebashkiaku i Kamzës dhe nëse ky trend vijon, Mziu rrezikon të humbasë mundësinë për t’u bërë pjesë e Parlamentit.
Ndërkohë, më poshtë po listojmë numërimin e deritanishëm të 167 qendrave të votimit nga 227 në total që ka Qarku i Dibrës.
1. Xhelal Mziu 3157
2. Kreshnik Çollaku 5047
3. Dhurata Tyli(çupi) 2784
4. Edmond Isaku 3567
5. Luan Haka 2919
6. Irini Shehu 1355