Italia zyrtare ka përgëzuar Shqipërinë për mbajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Përmes një komunikate zyrtare, Ministria e Punëve të Jashtme në vendin fqinj, çmon organizimin duke nënvizuar se ky është një hap përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Nga ana tjetër, pala italiane fton opozitën të bashkëpunojë me mazhorancën duke pasur si objektiv kyç procesin e integrimit.
Deklarata e plotë:
Ministria e Punëve të Jashtme ka mirëpritur zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri të Dielën, më 25 Prill.
Italia vlerëson organizimin e shkëlqyeshëm të procesit zgjedhor, siç tregohet nga OSBE / ODIHR në raportin e saj paraprak.
Në veçanti, profesionalizmi dhe transparenca e demonstruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kreu i KQZ Ilirjan Celibashi.
Ankesat e pretenduara për mashtrim dhe parregullsi duhet të vlerësohen me përpikëri dhe në përputhje të plotë me procedurat e përcaktuara në kodin zgjedhor.
Zgjedhjet e 25 PrillIit kontribuojnë pozitivisht në konsolidimin e proceseve demokratike në Shqipëri dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj drejt Evropës.
Pas përballjes elektorale, tani është thelbësore që të gjithë aktorët politikë të jenë plotësisht të përkushtuar për të mirën e vendit dhe të kontribuojnë në konsolidimin e institucioneve demokratike që gjejnë pikën e tyre thelbësore të referencës në një Parlament plotësisht legjitim dhe funksional.
Italia shpreson që të gjitha forcat politike do të punojnë për të mbështetur objektivin strategjik të përfaqësuar nga procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian përmes një dialogu konstruktiv dhe të respektueshëm midis mazhorancës dhe opozitës.
Një dialog i tillë do të lejojë që vendi të përballet suksesshëm me sfida të ardhshme.
Italia do të vazhdojë të mbështesë me bindje të prerë institucionet shqiptare dhe aspiratat legjitime të popullit shqiptar për të qenë pjesë e familjes evropiane.