Preç Zogaj ka qenë dje në studion e “Opinion”, ku mes të tjerave ka bërë një koment për Partinë Socialiste dhe atë që ajo përfaqëson në aspektin elektoral.
Në videon e shkurtër më poshtë, Zogaj shpjegon atë që është PS-ja në këtë vend, një parti, një dukuri, një histori, një forcë, një strukturë, e cila u gjend përballë një si Lulzim Basha.
Ky lloj komenti ka vlerë për të vënë në dukje se çfarë kaçaflaqi po drejton sot të ashtuquajturën opozitë, PD-në, forcën që na thonë se krijua në emër të lirisë, por që mesa duket nuk ka në memorien e saj asnjë mësim të historisë.
Kush e pa dje fjalimin e Lulzim Bashës, duhet të ketë dëgjuar thirrjet absurd, gati budallaqe në sfond: Poshtë komunizmi!
Për cilin komunizëm është fjala? Me çfarë po luftojnë këta demokratë të dy gishtave? Cila antropologji politike e mbështet këtë verbëri që vazhdon vetëm për të mbajtur në këmbë shoqata që edhe për kauzat e tyre nuk ditën të thonë ndonjë gjë me vlerë? Ndoshta e gjejnë dikur edhe përgjigjen e këtij kërkimi.