Ka qenë më tepër humoristike se sa kriminale në atë kohë boshatisja e Presidencës nga ana e titullarit të këtij institucioni Sali Berisha, pas rrëzimit katastrofike të PD dhe largimin e Presidentit para zgjedhjeve të vitit 1997.
Duke e ditur se do të jepte më pas dorëheqjen nga posti i Presidentit sikurse ndodhi, Berisha filloi të merrte një nga një të gjitha pajisjet dhe orenditë, duke pretenduar se i kishte personale pasi i kishin ardhur dhuratë nga ana e miqve të tij. Madje ai kishte vënë në dorën e Liries një unaze diamant me vlerë 40 mijë dollar si dhurate e ndërtuesit të Sheratonit Kuvaitjani Nasser Al Kahrafi
Këtë radhë po publikojnë një dokument zyrtar ku shefi i tij i Protokollit i asaj kohe Maxhun Peka, ish antar i KQ- dhe ambasadori i komunizmit dhe xhaxhai i Çim Pekës, më 16 korrik 1997 lëshoi një urdhër në drejtim të degës së magazinës ku nënvizonte se “nga Arabia Saudite Presidentit të Republikës i ka ardhur peshqesh një qilim i cili ka qenë nën ruajtje në Presidencë dhe është bërë hyrje në magazinë.
Me porosi të Presidentit, qilimi do të bëhet dalje nga magazina dhe do të kalojë pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë”. Ndërkohë që në selinë e PD nuk gjendet më ky qilim po kështu dhe shumë dhurata të tjera që sipas portokollit nuk janë dhurata personale për individin Berisha por për funksionin që mbanë dhe rë gjitha ruhen dhe mbrohen nga shteti të shoqëruara me dokumenta zyrtare deri te vlera.
Shkresa është me numër protokolli, duke treguar qartë se Berisha ka pasur gjithnjë “dorë”, dhe zyrën e tij në Presidencë, sikurse e tregoi dhe më vonë më 21 janar në Kryeministri e quante “kullën” e tij, me gjithë ato që kishte brenda!