Kryeministri Edi Rama ka ndjekur sot nga afër procesin e vaksinimit në sheshin ‘Skënderbej’, ku të moshuarit po marrin dozën e dytë.
Teksa takohej me të moshuarit, ata e uronin kryeministrin për fitoren në zgjedhje, por edhe për sigurimin e vaksinës. Një e moshuar e përlot nga emocionet kur u takua me kryeministrin.
“T’u bëftë dita njëmijë”
E moshuara: Të uroj suksese!
Edi Rama: E dyta sot?
E moshuara: E dyta, rrofshi. Të uroj suksese.
I moshuari tjetër: Dita njëmijë t’u bëftë.
Procesi vaksinimit masiv po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Në total janë kryer 417,146 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave 322,710 vaksinime për personat mbi 60 vjeç. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.