Një garë ë nxehtë duket se po zhvillohet tashmë në listat e PS-së në Tiranë. Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi kanë arritur të thyejnë herësin dhe sigurojnë dy mandate. Të renditur jashtë vijës së kuqe, ata kanë mundur të sigurojnë mbi 10 mijë vota dhe sigurojnë mandatet.
Kështu, Fatmir Xhafaj i renditur në vendin e 23 në listën e PS-së së Tiranës, thyen herësin dhe i merr vendin kolegut të tij Eduard Shalsi, i cili renditet i 18 në listë, mandati i fundit i të majtëve në kryeqytet. Ish-ministri i Brendshëm ka marrë 11.756 vota.
Ndërkohë, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, Ornaldo Rakipi, i renditur i 30 në listën e PS-së së Tiranës ka arritur të fitojë me vota preferenciale, dhe ka siguruar 11.194 vota, duke i marrë mandatin Alqi Bllakos, i renditur i 17 në listën e PS-së së Tiranës.