Kandidatët e Partisë Socialiste rezultojnë më të votuarit, krahasuar me demokratët. Dje janë numëruar një numër i madh votash për kandidatët dhe sipas të dhënave të nxjerra nga KQZ, socialistët kanë marrë më shumë vota individuale. Deri mbrëmë në krye të listës si deputeti më i votuar në vend është Taulant Balla.
Ai ka marrë mbi 17 mijë vota. Pas tij vjen socialisti tjetër, Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm. Ai ka marrë afro 12 mijë vota nga votuesit e Gjirokastrës. I treti është kryeministri Edi Rama, i cili ka marrë mbi 11 mijë vota. Pas tij vjen Niko Peleshi me mbi 11 mijë vota. Ndërkohë i pesti është kandidati i PS në Elbasan Saimir Hasalla me afro 11 mijë vota.
Pas tij vjen Blendi Klosi që ka marrë më shumë se 10 mijë vota. Pas tij vijnë: Erion Braçe, Aurora Mara, Flamur Hoxha i PD, Ervin Slaianji i PD, etj. Kreu demokrat Lulzim Basha, nga të dhënat deri mbrëmë në mesnatë renditej i 15-ti, me mbi 6 mijë vota.
Ajo që bie në sy është se ka një mbështetje të ulët për Sali Berishën, i cili ka marrë rreth 4355 vota. Po ashtu më pak e votuar është dhe Monika Kryemadhi, e cila në Elbasan ka marrë rreth 500 vota, Tiranë rreth 800 vota, ndërsa në Fier afro 1.200 vota.
Mbyllet numërimi në disa zona
Ervin Salianji, kandidati i tretë në listën e Partisë Demokratike në Korçë ka rezultuar të jetë kandidati më i preferuar nga qytetarët dhe demokratët. Në Bashkinë e Korçës u përmbyll procesi i numërimit të votave nominale për kandidatët ku nga 159 kuti janë numëruar 159 prej tyre.
Nga 18.263 vota që Partia Demokratike mori në Bashkinë e Korçës, 4913 vota preferenciale kanë shkuar për kandidatin Ervin Salianjin, duke e vendosur atë në krye të listës së kandidatëve më të preferuar. Ndërkohë që pas Salianjit, renditet ish-kreu i degës së PD në Korçë, Andrea Mano me 4548 vota dhe i treti nënkryetari i PD, Edmond Spaho me 1900 vota. Ervin Salianji gjithashtu udhëheq betejën e votave preferenciale edhe në Qarkun Korçë. Dje ka filluar numërimi në Bashkitë Pogradec dhe Maliq.
Po ashtu është mbyllur numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë në Bashkitë Librazhd, Maliq, Sarandë dhe Gjirokastër. Nga rezultatet e derimëtanishme nga KQZ, politikani që ka marrë më shumë vota preferenciale është Taulant Balla, me 17 146 vota, i ndjekur nga Bledar Çuçi, me 11 814 vota, dhe në vend të tretë renditet kryeministri Edi Rama, me 11 412 vota. Nga radhët e demokratëve, për bashkitë e mësipërme, ku është mbyllur numërimi, më të votuar janë Tritan Shehu në Gjirokastër, Ervin Salianji në Maliq, Lefter Gështenja në Librazhd dhe Ina Zhupa në Sarandë.
Janë 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur që presin rezultatin. Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Qarku Kukës është ai që nxjerr më pak deputetë, vetëm 3. Ndërkohë që nga Tirana, e cila ka dhe numrin më të madh të popullsisë në vend, përftohen 36 mandate ligjvënësish. Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhja e kandidatëve preferencialë ishin risia e zgjedhjeve të 25 Prillit
20 EMRAT MË TË VOTUAR
1. Taulant Balla PS, 17,362 vota
2. Bledar Çuçi PS, 11,814 vota
3. Edi Rama PS, 11,412 vota
4. Niko Peleshi PS, 11,306 vota
5. Saimir Hasalla PS, 10,963 vota
6. Blendi Klosi PS, 10,200 vota
7. Erion Braçe PS ,9,629 vota
8. Aurora Mara PS ,9,367 vota
9. Flamur Hoxha PD-AN, 9,159 vota
10. Ervin Salianji PD-AN ,9,105 vota
11. Belinda Balluku PS ,8,330 vota
12. Bledjon Nallbati PD-AN ,7,316 vota
13. Dashnor Sula PD-AN ,7,242 vota
14. Paulin Sterkaj PS, 6,873 vota
15. Lulzim Basha PD-AN, 6,600 vota
16. Tom Doshi PSD, 6,576 vota
17. Anila Denaj PS, 6,428 vota
18. Ilirian Pendavinji PS, 6,163 vota
19. Luan Duzha PS, 6,087 vota
20. Bardhyl Kollçaku PS, 6,081 vota
Sali Berisha vetem me 4551 vota.