Lefter Maliqi ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me disa mesazhe fyese që i kanë ardhur nga Ilir Meta.
Por ai thotë se në të vërtetë mesazhet nuk janë shkruar nga Meta, por nga një IT, që sipas tij është i Nasip Naços.
“Skandal, ky eshte Jurgen Pilkati, iT i Nasip Nacos, sipas te dhenave qe me con mua dhe disa te tjereve mesazh fyes ne emer te presidentit.
Uroj qe keto te zbardhen nga organet e drejtesise.
Cdo skenar i tille do u dal boja shpejt,sic do u dal boja krimit mafioz elektoral te mireorganizuar per blerjen masive te votuesve te lsi nga parat e krimit,droges dhe oligarkeve.
E drejta do triumfoj mbi kete manipulim dhe krim ekektoral”, nënvizon Maliqi.