Një nga kritikat më të shpeshta që i është bërë Lulzim Bashës, është fakti se fut aleatët si kandidatët në listat e PD-së, edhe pse shumë prej tyre, realisht kanë shumë pak peshë.
Fjala vjen, PD ka futur në listat e saj në Tiranë Vangjel Dulen, por nga 800 kuti të numëruara, ai ka marrë vetëm 550 vota.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Shpëtim Idrizin, që ka marrë 5500 vota dhe që nëse kandidonte me partinë e vet, natyrisht nuk do e kishte marrë mandatin e deputetit.
“Gati 800 qendra të numëruara në Tiranë, Shpëtim Idrizi rreth 5500 vota, Vangjel Dule rreth…550 vota.
Edhe sikur askush nga emrat e PD të mos e thyejë listën, një politikan i vërtetë, se s’bëhet fjalë për burrëri në politikë, tërhiqet dhe nuk pranon mandatin për të përfaqësuar vetëm dy pallate me tre hyrje…”, shkruan me ironi gazetari Edmond Arizaj.