Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Lulzim Basha behet lider vetem nese vret “babain” e tij politik Sali Berishen.
Sipas kryeministrit, me Berishen neper kembe Lulzim Basha nuk do te jete kurre kryetar real i PD.
“Nuk ka lider nëse nuk vret babanë tënd politik.
Edhe unë e kam respektuar Fatos Nanon, e kam respektuar dhe këshillohem me të, por respekti vjen pasi ta vrasësh.
Ta vrasësh politik po themi. Angela Merkel e vrau babanë e saj.
E mori e nxorri jashtë nga partia Elmud Kolin. Saliu rri atje.
Njeriu ikën dhe thotë vazhdo ti, jo ikën dhe rri ti, ti bëj këtë e atë. Dy rrugë ka, o ti je lider dhe ikën dhe thua ju zgjidhni e ju mbështes, ai që rri atje duhet vrarë.
Lulzim Basha duhet të ishte dikush tjetër, ta zgjidhte dhe të rrinte në Lalëz me kalamajt, jo e vuri këtu dhe i thotë jam dhe unë”, deklaroi Edi Rama.