Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, akuzoi Këshillin e Lartë të Drejtësisë si qesharak, duke qenë se prej disa muajsh i ka mbaruar “mandati”, duke u shprehur se: “E djeshmja ishte një ditë e zezë për këtë Këshill, që nxori në pah sfidën e madhe që kemi përpara për të përmbysur sistemin e kalbur të drejtësisë”!
Kjo deklaratë, nuk mund të kalonte pa u komentuar nga presidenti Ilir Meta, i cili reagoi menjëherë ndaj komentit të ministres, përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi. Meta pavarësisht veprimeve kundër, shprehet se edhe ai ndan të njëjtin mendim me ministren dhe kërkon reformimin e sistemit të drejtësisë! Kjo, ishte një tallje qesharake e presidentit, që drejton “këshillin e ndrikullave”. Por, a është i ligjshëm tani funksioni i “KLD”?!
Nëse kthehemi pas në kohë, Kushtetuta e re, e miratuar më 21 korrik, ka hyrë në fuqi më datë 11 gusht 2016. Atëherë, 8 muaj nga kjo datë, do të thotë se më 11 mars 2017, KLD pushon së ekzistuari! Mirëpo Kushtetuesja nuk mendon kështu dhe a e dini se kush janë palaçot që kanë vendosur për vazhdimin e KLD?!
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Bashkim Dedja, Kryetar, Vladimir Kristo, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik Imeraj, Fatos Lulo, Vitore Tusha, anëtarë, me sekretare Edmira Babaj, në datën 08.03.2017. Ky vendim është një goditje e reformës në drejtësi për “Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.96/2016 deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”.
Kërkesa për ndryshimin e ligjit të bërë
SHOQATA KOMBËTARE E GJYQTARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, përfaqësuar në gjykim nga z.Erjon Bani.
UNIONI I GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga z.Gerd Hoxha dhe z.Luan Hasneziri.
Ky vendim sot është “nul”, sepse pesë nga gjyqtarët që kanë vendosur për “Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.96/2016 deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”, janë gjyqtarë të shkarkuar për korrupsion dhe objek hetimi nga SPAK, e sigurisht të pushuar nga KPK.
Pra, si mundet, kur presim që drejtësia të marrë formë, lejohen të zbatohen ligje të gjyqtarëve pa integritet, që u është hequr statusi dhe e drejta e profesionit?! Ndaj është detyrë e Parlamentit të shfuqizoi menjëherë vendimin e gjyqtarëve të korrupsionit dhe krimit që pritet të përballen me ligjin.
Ky ligj duhet të shfuqizohet menjëhere, sepse periudha tranzite ku “presidenti i këmborëve” emëron gjyqtarë, nuk quhet tranzite por decizive, për ta mbushur sistemin me gjyqtarë që vetingu i nxjerr nga dera dhe Meta i fut nga dritarja./Ekskluzive