Pasi emëron gjyqtarë, që për një arsye apo tjetër, janë larguar nga sistemi, Ilir Meta dhe banda e mbetur si relike me emrin KLD, nuk pranon të largoi nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë me shkelje të rënda, deri në ndjekje penale.
Meta ka mbetur në atë funksion provizorisht, falë intrigës së kurdisur nga Unioni i gjyqtarëve dhe i votuar nga Gjykata Kushtetuese, e përbërë nga një trup e korruptuar, tashmë e vërtetuar ligjërishtë, ku vetëm dy prej tyre nuk kanë marrë vendimin e largimit dhe përballjen me drejtësinë… kryetari dhe zonja Tusha, kurse pesë të tjerët, tashmë duhet të japin llogari para drejtësisë, për pasurit e tyre marramendëse.
Por sot, bashkëpuntori i tyre, Ilir Meta, u justifikua duke u tallur me cinizëm me Ministren e Drejtësisë, me këtë deklaratë qesharake dhe fyese, sikur ai nuk kishte se çfarë të bënte me Gjinët dhe Gjonët, që akoma çuditërisht japin vendime.
Reagimi i Presidencës:
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi, i pyetur mbi reagimin që ka ky institucion, për vendimarrjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të datës 07.05.2018, ku në këtë mbledhje janë rrëzuar propozimet e Ministrit të Drejtësisë, për shkarkimin nga detyra të disa prej gjyqtarëve u shpreh se :
– Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, shpreh keqardhjen për mosmiratimin e propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e disa gjyqtarëve nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
– Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, që prej marrjes së detyrës si Kryetar i KLD-së, ashtu si dhe ditën e djeshme ka mbështetur në vijimësi të gjitha propozimet e Ministrisë së Drejtësisë ( propozime të ish-Ministrave të Drejtësisë, apo Ministres aktuale Gjonaj) për proçedimin disiplinor dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve, kërkesa këto aktuale, apo kërkesa të mbartura dhe të pashqyrtuara nga KLD-ja.
– Mbledhja e ditës së djeshme dhe vendimarrja e shumicës së anëtarëve të KLD-së për procedimin e gjyqtarëve tregon edhe njëherë nevojën ekstreme që ka vendi, për ngritjen dhe funksionimin sa më parë të organeve të reja të sistemit të drejtësisë që janë parashikuar nga reforma.
– KLD sot funksionon bazuar në dispozita tranzitore dhe kjo gjëndje duhet të marrë fund sa më parë.
– Ngritja dhe funksionimi i organeve të reja si; Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, do të vendosë çdo gjyqtar përballë një sistemi objektiv të llogaridhënies për veprimtarinë e tij.
– Shkeljet disiplinore të kryera nga disa gjyqtarë të shqyrtuara ditën e djeshme në KLD ishin më tepër se flagrante dhe me pasoja të rënda.
– Votimi i djeshëm për këto raste tregoi se KLD nuk i përgjigjet dot pritmërive të shoqërisë për reformimin e sistemit të drejtësisë./Ekskluzive