Ish-ministri Lefter Koka ishte i ftuar sot në emisionin ‘Breaking’, ku komentoi sulmet e presidentit Meta në drejtim të tij.
Ai zbuloi edhe një thënie të të njërit Dritan Prifti për Ilir Metës. Sipas Kokës, Dritan Prifti i kishte thënë se jashtë lëkurës së qengjit, Ilir Meta ka edhe një lëkurë tjetër.
Koka tha se LSI është kthyer në një parti familjare, brenda së cilës ka shumë denigrim. Sipas deputetit, tkurrja e LSI do të vazhdojë dhe kjo parti mund të zhduket nga skena politike.
Pjesë nga biseda:
Sulmet e Metës…
Kam patur kontributin tim në LSI. Kjo ka një filozofi si forcë politike. Nuk ka asnjë themelues të asaj force më aty. Është një parti e familjarizuar. Ka denigrim brenda asaj partie. Dritan Prifti më thoshte se brenda atij njeriu, jashtë lëkurës së qengjit është një lëkurë tjetër. I kam dhënë të drejtë më vonë. Ka njerëz dhe karaktere të ndryshme që bëjnë gjithçka për pushtet.
Sa e prisje tkurrjen e LSI?
Kam qenë i sigurtë se tkurrja e LSI ka ndodhur dhe do të vazhdojë të ndodhë. Kam pasur komunikime me njerëz që ishin dhe kanë qenë pjesë të LSI e janë të zhgënjyer për mënyrën se si menaxhohet. Lindi si inat e ndoshta inati e bëri që të tkurret dhe të jemi ku jemi. Aty sot është kjo gjuhë komunikimi dhe gjuhë e denigrim ndaj bashkëpunëtorëve dhe ndoshta do të ketë fatin e zhdukjes nga skena politike.
Meta apo Kryemadhi më mirë LSI?
Meta është një politikan karriere. Marrëdhëniet tona kanë qenë dikur normale, pastaj ndryshimi i këtyre drejtuesve të politikës, ndryshoi dhe filozofinë e drejtimit në shumë aspekte.
Deklaratat e Metës për Yuri Kim?
Këto deklarata e dëmtuan opozitën. Një gjuhë e tillë është e pakonceptueshme. Kjo bëri që të kujtonim me trishtim kohët e kaluara. Kjo ndikoi jo vetëm tek LSI por edhe tek PD.