Janë zbardhur detaje nga mbledhja që kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi me krerët e degëve të Partisë Demokratike në selinë blu.
Mësohet se në takim është diskutuar mosnjohja e zgjedhjeve të 25 prillit ku Partia Demokratike mori 59 mandate dhe evidentimi i problematikave të hasura gjatë procesit zgjedhor.
“Mbajini strukturat e karikuara, duhet të fokusohemi në evidentimin e problematikave të hasura gjatë procesit zgjedhor,”– u ka thënë Basha.