Enkelejd Alibeaj ne emer te Partisë Demokratike ka propozuar nismën për ndalimin e simboleve të komunizmit dhe nxjerrjen e partive komuniste jashtë ligjit.
Ky propozim ka ardhur menjëherë pas rrahjes që iu bë nga ana e PD të disa pleqve nostalgjikë të komunistëve dhe Enver Hoxhës që kishin shkuar të bënin homazhe te varrezat e dëshmorëve më 5 maj.
Por gazetari Ardit Rada sjell në vëmendje përmes një statusi të tij në rrjetin social, një foto të Alibeajt kur përkujtonte dëshmorët me simbolet komuniste në krah.
Më konkretisht Alibeaj kishte në krah portretin e Mehmet Shehut ish kryeministrit më jetëgjatë komunist dhe më të egrit e diktatures qe ne vitin 1981 vrau veten.
Ndërkohë Rada u kujton gazetarëve të rinj se gazetaria ka filluar përpara se ata të fillonin këtë zanat, duke kujtuar se komunistët kanë pasur një deputet të “pavarur” në Kuvend, pas daljes jashtë ligjit, të ndjerin Maks Hasani.
Pa llogaritur votat e komunistëve që bënë Bashën kryetar bashkie ne vitin 2011.
“Me shigjete mbi krye eshte ai qe ka propozuar nismen per ndalimin e simboleve te komunizmit dhe nxjerrjen e partive komuniste jashte ligjit.
Ne krah te tij, portreti i Mehmet Shehut. Nuk ka asgje te keqe te perkujtosh deshmoret. Problemi eshte qe heren tjeter Alibeajn do ta marrin per veteran e do ta rrahin te vetet…
Sa i perket nxjerrjes jashte ligjit te levizjeve te ekstremit te majte; Per te gjithe ata qe e dine historine me aq degjojne ne televizor, u kujtoj se: Partite komuniste ne Shqiperi u shpallen te jashteligjshme nga Presidenti Berisha deri ne vitin 1998 kur ne pushtet erdhi Fatos Nano.
Dhe, komunistet nje here te vetme qe u nxorren te jashteligjshem, arriten te futen si deputete ne Kuvend te “kamufluar” si kandidate te pavarur.
Per ju gazetare qe keni lindur pas 1993, Maks Hasani u zgjodh deputet kur ju ishit 4 vjec.
Megjithate meraku im mbetet Enkelejd Alibeaj qe do haje dru. Sa per veteranet e dhunuar me 5 Maj, ata kane djemte e tyre per t’u dale zot po te duan”, shkruan gazetari Rada.