Përfaqësuesja e shoqërisë civile, Brisida Gjikoni komentoi sot nismën e ndërmarrë nga maxhoranca për shkarkimin e Presidentit Meta.
E ftuar në emisionin ‘Breaking’, Gjikoni tha se presidenti Ilir Meta nuk përfaqëson unitetin e popullit dhe se me deklarata e tij gjatë zgjedhje ka bërë thirrje për luftë.
“Presidenca Nishani ka më shumë vlera, e kam menduar shumë kohë këtë. Që zoti Ilir Meta e ka degraduar rolin e tij si president i Republikës, do të veçoja Moisiun, Nishanin dhe Meidanin si president. Mendoj se jemi në një rast që nuk është se u çmend mazhoranca”, tha Gjikondi.
Ajo la të nënkuptohej se maxhoranca socialiste nuk e ka luksin që për herë të dytë të mos votojë për shkarkimin e presidentit Meta, pasi kjo do të ishte e dëmshme.
“Presidenti është një post që përfaqëson unitetin kombëtar, Meta me qëndrimet e tij ka bërë thirrje për luftë, sulmet ndaj kryeministrit, apo vajtja e tij në godinën e FRD-së.
Gjatë gjithë kohës ka qenë i ashpër në qëndrimet e tij. Mendoj se Meta nuk është më figura elitare e kombit nuk e meriton atë pozicion dhe meriton të shkarkohet. Nuk mund të presim që ai të bëjë vrasje e të shkarkohet”, tha Gjikondi.