Memo Aliaj
Në disa raste, për të cenuar figurën e ndritur të Fahri Balliut, si krye-udhë-rrëfyes i sukseseve politike të Lulit në krye të 3 ministrave, bashksië së Tiranës dhe në krye të PD, qëllimisht i përmendet menuja e preferuar e mëngjesit: Paçe koke lope. Dhalka i tij, deputet i PD në Mokër-Pogradec, por i shpallur fitues me votat e LSI në Korçë, publikohet saktë, se përse babkë Fahriu, prej 25 vitesh ha përditë vetëm paçe koke.
Deri në vitin 1993, kur ishte akoma gazetar i Hekuran Isait në “Zëri i Popullit” dhe nuk donte të largohej prej andej, me ëndrrën që të bëhej kryeredaktor i vazhdimësisë, Fahriu hante vetëm mish të pjekur, që ia sillnin kryetarët e kooperativave të fshatit të ri socialist të Mokrës, në këmbim të ndonjë reportazhi për rendimentet e larta në grurë, misër, fasule e qepë.
Nga dita që u fut në PD e deri sot, Fahriu ha vetëm paçe koke. Madje këtë menu ushqimi, duke përorru emrin e doktor Saliut, e kishte lënë porosi tek kioska e Xhelës në oborrin e PD, ku hante edhe Bamir Topi 10 herë në ditë, 5 herë tek Xhela, 5 herë tek gjellëtorja e Tasimit, që ishte ngjitur!
Sipas deputet Klevisit, i cili në PD mbulon departamentin e miellit dhe vezëve të protestave anti-korrupsion e anti-diktaturë, thuhet se paçja e mban në formë Fahriun. Këtë konkluzion, Klevisi e ka referencë nga një studim i gjetur në formë dorëshkrimi, në bibliotekën e “Fahriut-I” të viteve 1400-1495.
Klevisi konfirmon, se ka zbuluar inteligjencën dhe vlerat ide-formuese, që ka dhe përcjell koka e lopës, tek ata që e hanë në formë paçeje. Kështu thotë studimi dorëshkrim, i lënë trashëgim prej “Fahriut-I” afro 550 vite më parë, shoqëruar me amanetin, që “Fahriu-8” (Klevisi) ta zbulonte, ndërsa “Fahriu-7” ta botonte, si vepër buletin special tek shtëpia botuese “55”, me parathënie bashkë-autorësh Dr. Sali-Berisha (Gërdeci) dhe Dr. Tritan Shehu (Preshi). Klevisi shpjegon, se koka e lopës ka 7 lloje mishi, një koincidencë kjo edhe me moshën e studimit të bërë para 7 brezash, prej trungut “Balliu.
Secili prej 7 llojeve të mishit, kryen një funksion tek koka e ngrënësit, në rastin konkret tek koka e Fahriut të sotëm. Deputet Balliu, i cili edhe pse vetë nuk ha paçe koke mbasi nuk e lejon e dashura, thotë se paçja e kokës së lopës, të mbush kokën me dije, të bënë më të zgjuar, më të ditur, më aktiv në veprimtarinë e përditshme dhe me trim, mbasi merr vetinë e lopës që edhe kur e shikojnë makinat në rrugë, nuk hapin rrugë. Paçja me kokë lope, të zbukuron fytyrën, siç ka ndodhur tek Fahriu. Të ndryshon finesën dhe elegancën në të ecur. Më kryesorja për meshkujt e trungut “Balliu”, ngrënia e paçes mban gjallë nepsin dhe energjinë për seks edhe brenda llojit.
Mjafton të njihesh me veprimtarinë e Fahriut në këto 25 vite dhe vërteton, se kush ha paçe koke lope me 7 lloje mishi, të çon në 7 çezma e nuk të jep ujë!