Gjykata Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA.
Avokati mbrojtës i Ismailajt ankimoi në Apel vendimin e shkallës së parë i marrë në tetor të vitit të kaluar.
Ish-administratori i kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj, i pandehur për dosjen e CEZ-DIA dhe borxhet, i ka bërë kërkesë Gjykatës për rihapje të procesit.
Sipas Ismailaj ai disponon mbi 100 prova të reja të cilat nuk u shqyrtuan.
“Kam gati mbi 100 prova të reja të cilat nuk u shqyrtuan dhe dua të merren në konsideratë”, ka thënë Ismailaj.
Ismailaj akuzohet për tre vepra penale, mashtrim me pasoja të rënda me borxhet e CEZ, rreth 5 milionë euro, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. Deri tani ndaj Kastriot Ismailaj janë zhvilluar 44 seanca gjykimi prej vitit 2015.
Pavarësisht deklaratave të Kastriot Ismailajt përmes bashkëshortes së tij se Ilir Meta kishte bërë presion për moszbardhjen e aferës, gjykata e ka dhënë dënimin me 11 vite burg për ish administratorin e DIA-s.
Bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, Vojsava është shprehur kohë më parë se zbardhjen e “aferës së CEZ” ka qënë i interesuar Ilir Meta që ta bllokonte dhe për këtë ka lëvizur të gjithë gurët.
Ajo ka dhënë detaje të hollësishme se si Presidenti është munduar të përfitojë nga lidhjet e Ismailajt në Pragë.
Njëherësh ajo thotë se pikërisht Ilir Meta që bëri të mundur uljen e çmimit të energjisë për CEZ i kërkoi Ismailit që ta “gjobisnin” kompaninë çeke të energjisë, pasi me këtë ulje kishte përfituar miliona euro.
Në mënyrë të drejtëpërdrejtë për këtë nder që ish-ministri i Jashtëm njëherësh e zv.kryeministri i qeverisë PD-LSI Ilir Meta kishte bërë për CEZ, kërkonte miliona euro prej kompanisë çeke, ku disponon sms-të e komunikimit të tij me Kastriotin.
Bashkëshortja e Ismailajt nënvizoi asokohe faktin se Meta ka kërkuar dhe para për fushatën elektorale dhe për këtë ajo ka sërish sms-të e komunikimit të tij me bashkëshortin e saj Kastriot Ismailaj.
Vojsava Ismailaj është shprehur se për të gjitha këto detaje që po zbardhen një nga një, është ndjerë e kërcënuar bashkë me familjen, kërcënime direkt dhe indirekte me jetë, vetëm e vetëm që të mbyllej arbitrazhi për DIA-n dhe CEZ. Pasi të implikuarit, me në krye Metën po shikonin se në çdo seancë po dilnin detaje të reja.
Megjithatë, të gjitha këto deklarata nuk janë marrë parasysh shumë nga gjykata e Apelit që ka lënë në fuqi dënimin prej 11 vitesh për Kastriot Ismailajn.
Por kishte dhe një shans Ismailaj në mos të dilte nga burgu, të përgjysmonte dënimin. Ai shans kishte të bënte me marrjen e statusit të të penduarit, çka do të thoshte se mund të jepte numrin e llogarisë së Ilir Metës ose të Monikës ku ka derdhur paratë e vjedhura nga shqiptarët përmes DIA-s.
Megjithatë ka sërish kohë për ta bërë një gjë të tillë, dhe dosja rihapet sërish për elementë të rinj që gjenden dhe futen në dosjen penale. Po të dojë të shpëtojë gjithnjë.
Ndërkohë që jeta e tij vijon të jetë e rrezikuar pavarësisht dënimit prej 11 vitesh./