Myslim Murrizi ka deklaruar se të gjithë deputetët e rinj, do t’i binden Luljeta Bozos në muajin shtator.
Murrizi tha në “Open”, se të gjithë do binden si qingja. Murrizi shtoi gjithashtu se kjo gjë do të ndodhë, nëse ata që do të shkojnë në Kuvend, nuk do të kenë vdekur deri në muajin shtator.
“Do t’i shohësh more, në shtator. Ja ke për t’i parë. Të gjithë do t’i binden Luljetës, se ajo është më e madhja në moshë e do drejtojë Kuvendin. “Betohem”, do thonë aty si qingja. Nëse s’kanë vdekur deri atëherë normal. Atë gjë se kam në dorë unë, e ka Zoti,”- tha Murrizi.