Miratohet kërkesa nga Komisioni i Ligjeve për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në mbledhjen e ditës së sotme.
Kërkesa për shkarkimin e Presidentit të vendit u miratua me 14 vota pro dhe 1 votë kundër. Ndërkohë që tashmë procesi i radhës është hetim parlamentar për Presidentin e vendit.
Seanca e së premtes do të vendosë për ngritjen e komisionit hetimor.