Avokati i Andi Malokut, që mbeti i vrarë që mbeti i vrarë në atentatin e prokurorit Arjan Ndoja ka debatuar me tone të forta me gazetaren Klodiana Lala.
Debati:
Avokati: Vjen çështja në Gjykatë dhe… Nuk është e vërtetë që kemi kërkuar dëmshpërblim. Si mund të kërkoj para për tim bir. Unë nuk i bëj leksione askujt. Kjo padi dorëzohet në momentin e kalimit paraprak në Gjykatë. Nuk ka asnjë vlerë lekë. Këta lekë thotë do t’ja jap gazetares pse zv.kryeministri shkon në sallë gjysmë ore për të bërë presione. Pse vjen çështja në Gjykatë. Unë jam avokati i viktimës. Motivin ta gjejë prokuroria. Nëse je bërë palë e kriminelëve atëherë…Cili është motivi që është gjuajtur ajo makinë? Ti e di vetë pse ishe aty? Të gjitha dyshimet më çojnë se ti je bërë palë me anën tjetër.
Lala: Do të të çoj në gjyq, tërhiqi akuzat.
Avokati: E di pse janë gjuajtur këta njerëz? Ti moj ti, e di apo jo? Ik o se merreni me veprime të kundraligjshme. Cili është motivi që e ka vrarë?