Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për Zhvillim kanë dhënë një lajm të mirë për shqiptarët. Ata do të financojnë vlerën prej 35.5 milionë euro për përmirësimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës.
Gjithashtu, BE dh BERZH njoftojnë se do të ndërtohet edhe një linjë e re hekurudhore Tiranë-Aeroporti ‘Nënë Tereza’.
Projekti do të prezantohet pasditen e sotme, ku do të jenë të pranishëm zv.ministri i Financave, Erjon Luçi, Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit, DG NEAR, Christian Danielsson, si dhe Drejtori i i zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Tiranë, Matteo Colangeli.