Partia Demokratike paraqiti në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve gjoja prova që faktojnë shkeljen e ligjit nga PS në atë masë sa zgjedhjet duhet të përsëriten në 9 qarqe.
Në fakt nuk ka asnjë provë por thjesht fjalë rruge dhe teorira që nuk bëjnë provë ligjore për të prishur apo anuluar procesin e shkëlqyer të këtyre zgjedhjeve, duke përjashtuar incidentet parazgjedhore mes hajdutëve të LSI dhe bandave militare të PD .
Çuditërisht, PD por edhe LSI akuzojnë se pushteti i të majtëve nuk ka ndërperë punën dhe ka shtuar shërbimet për qytetarët, që duhet të prisnin Lulin për të marrë shërbime dhe kjo është pjesa më komike e këtij ankimimi.
1. Blerje masive e votës nëpërmjet individëve me rekorde kriminale (Asnjë rast të vetëm)
2. Mbi 10 mijë leje legalizimi (Pamundësi kohore për të dhënë më shumë)
3. Më shumë se 13.000 punonjës të rinj në administratë qëndrore (Një gënjeshtër qesharake)
4. 63 milionë euro paga shtesë (Rritja e pagave proces ligjor në çdo mandat të marrë)
5. Rreth 2.5 milionë euro ndihma ekonomike (Gënnjeshtër, rifreskim dhe shtesë për mijëra nevojtarë)
6. Me shume së 125 milionë euro pagesa për tërmetin (Pak edhe disa herë më shumë sepse prandaj janë për të ndihmuar të dëmtuarit dhe jo për të ndejur të ngurtësuara në pritje …kur të vij PD në pushtet)
7. Rreth 83 mijë fletë votimi të pavlefshme (Mbi 50 mijë të PS)
8. Rreth 523 mijë qytetarë pa të drejtë vote (Gënjeshtër tjetër qesharake, zero shifra e qytetarve që u është mohuar e drejta e votës)
9. Mbi 910 mijë vjedhje e të dhënave personale dhe përdorim i paligjshëm i tyre për fushatën elektorale të PS (Përrall tjetër patronazhimi nuk ka asnjë lidhje me të dhënat personale veprim i bërë dhe nga PD dhe LS ku çdo ditë telefononin mijëra qytetar që i mendonin si votues të tyre për t’i pyetur se për kë do votonin).
Të gjitha këto “prova” nuk janë prova ligjore por broçkulla për të justifikuar humbjen ndaj KAS i rrësoi. Partia Demokratike i kërkoi Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve që t’i verifikojnë vetë këto prova pranë institucioneve të ndryshme, por shumica e kërkesave u refuzua.
Nga 19 kërkesa që zbardhin gjithë aktivitetin e shtetit në periudhën 4 muaj para zgjedhjeve, KAS pranoi vetëm të verifikojë të dhënat për shenjat e gishtave të votuesve në Gjirokastër, të cilat nxjerrin, nëse votuesit kanë votuar më shumë se 1 herë. /Ekskluzive.al