Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka ironizuar kryeministrin kosovar Albin Kurti për mënyrën e menaxhimit të fushatës së vaksinimit.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Shahini me tone ironizuese shkruan se kur Kurti vinte në Tiranë për të bërë opozitën do të kishte bërë mirë nëse do të kishte ndaluar edhe në qendrat e vaksinimit për të mësuar nga menaxhimi i procesit.
“Do të kishin kursyer qytetarët e moshuar të Kosovës nga trajtimi i padinjitetshëm dhe tmerrësisht i rrezikshëm për shëndetin e tyre, që pamë të mërkurën dhe sot te qendra e vaksinimit në Prishtinë.”, shkruan Shahini.
Besa postimin e saj e ka shoqëruar edhe me një foto në të cilën paraqitet një qendër vaksinimi në Durrës, duke shtuar se të gjitha qendrat e vaksinimit në Shqipëri duken kështu.
Besa përmes kësaj fotoje është sikur t’i ketë thënë Kurtit që të marri shembull nga Shqipëria, pasi pavarësisht fluksit, nuk ka dyndje.