Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar një video të veçantë nga stërvitja e ushtarëve shqiptarë në kuadër të Defender Europe 21.
Ushtari i IV Ardit Sema, efektiv i batalionit të dytë të këmbësorisë, festoi 30 vjetorin gjatë stërvitjes me koelgët, teksa shokët e surprizuan me tortën e ditëlindjes.
“Edhe 100 vite të lumtura për Arditin që sot i mbushi të 30-tat në Bizë, në përgatitje të Defender 21, bashkë me kolegët e tij nga batalioni i II i këmbësorisë”, shkruan Peleshi krah videos.