Në mbledhjen e kryesisë së PD, ku nuk mungojnë as debatet, kryedemokrati Lulzim Basha e ka “justifikuar” humbjen e opozitës, me refuzimin e tij për të bashkëpunuar me bandat
Basha tha para demokratëve dhe kritikëve të tij se në zgjedhje nuk ka lejuar të bashkëpunojë me bandat.
Ai thotë se këtë e ka parim, dhe se mban përgjegjësi që nuk ka bashkëpunuar me bandat.
‘’Bashkëpunimi me bandat nuk u lejua nga unë në zgjedhje. Dhe keto janë parimet e mia. Kjo është përgjegjësia ime nëse njihet si përgjegjësi, që me bandat s’kam bashkëpunuar.’’- tha Basha.
Lideri i PD deklaroi se “regjimi Rama-Doshi janë vjedhja, krimi dhe anti-vlerat” , por opozita është ndryshe dhe nuk mund t’I përgjigjej të keqes me të keqe.
“Regjimi Rama-Doshi ka zgjedhur nje sistem qe i përmbys vlerat, që mjetet e të keqes i konsideron më të vlefshem se mjetet e të mirës.
Që legjitimon përdorimin e krimit dhe që nuk lë shteg tjetër vecse futjen e vendit në një spirale vicioze, ku bandave i duhet përgjigjur me banda, vjedhjes me vjedhje, antivlerave me antivlera.
Por a është ky misioni ynë? A është kjo ajo që në duam për Partinë Demokratike? Ajo që ne duam për të ardhmen e këtij vendi?”
Përgjigja ime është jo. Jo dhe prapë jo! Kjo nuk mund të jetë alternative jonë për Shqipërinë.
Prandaj nuk do ndalemi asnje cast derisa të çmontojmë këtë regjim dhe vlerat që i ndajmë me shumicën dërrmuese të shqiptarëve të triumfojnë.”, deklaroi ai!
Dyke pranuar vetem kete “pergjegjesi” per humbjen ne zgjedhje, nje tallje me kryesine e PD dhe gjithe demokratet!